[:al]Në qytetin e Ohrit filloi karavani i mbrëmjeve Kur’anore nën moton “Ramazani muaji i Kur’anit”[:]

[:al]Në xhaminë “Kuloglu” në pjesën e vjetër të qytetit të Ohrit para një numri të madh të besimtarëve ditën e shtunë para namazit të jacisë u mbajt mbrëmja Kur’anore nën moton “Ramazani muaji i Kur’anit” me lexuesit Hfz. Avni ef. Asani, imam në xhaminë e Çairit, Hfz. Ajdin Aliji, nxënës në SHMI “Medreseja Isa Beu” si dhe Hfz. Mujdin Limani. Hapjen e këtij manifestimi e bëri Muftiu i Myftinisë së Ohrit, Samet ef. Ajdari i cili pasi prezantoi lexuesit dhe perfaqësuesin e Rijasetit të BFI-së shkurtimisht foli edhe për rëndësinë e Kur’anit.

Ndërsa në fund fjalë prshëndetëse në emër të Rijasetit të BFI-së e mori Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë pranë BFI-së Muaz ef. Agushi, i cili në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi për muajin e Ramazanit në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, nën patronazhin e të cilit mbahen të gjitha organizimet e muajit të Ramazanit. Më pas Muaz ef. Agushu në pika të shkurtëra përmendi aktivitetet që i ka planifikuar Rijaseti i BFI-së në bashkëpunim me myftinitë e saja për ti realizuar gjatë këtij muaji dhe në fund e përfundoi me disa këshilla për rëndësinë e leximit të Kur’anit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Karavani i mbrëmjeve Kur’anore do të vazhdojë ditën e Hënë (05.06.2017/10 Ramazan) në Xhaminë e Sahatit në qytetin e Gostivarit me fillim në ora 21:30.[:]

Comments are closed.