[:al]Në Bella Kullë të Kërçovës u hodh gurthemeli i xhamisë[:]

[:al]Në lagjen Bella Kulla të Kërçovës, u hodh guri themeltar i xhamisë së re. Këtë çast festiv patën rastin ta përjetojnë një numër i madh i xhematit, mysafir të ndryshëm, udhëheqës dhe përfaqësues të pushtetit lokal, hoxhallarë, myftinjë të udhëhequr nga Raisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Me këtë rast, të pranishmëve iu drejtua Kryetari H. Sulejman ef. Rexhepi i cili foli për nevojën dhe obligimin e të gjithë myslimanëve që ta luftojnë të keqen dhe të angazhohen pas së mirës, sepse vetëm me veprat e mira mund të arrihet kënaqësia e Allahut xh.sh.

”Pa dyshim, një nga veprat më të mira dhe më të pëlqyeshme te Allahu xh.sh. për të cilën edhe shpërblimet janë të mëdha, është edhe ndërtimi dhe angazhimi për ngritjen e Shtëpive të Krijuesit tonë. Pa dallim të përkatësisë etnike dhe fetare, besimtarët të dashur, angazhohuni dhe jepni kontributin tuaj për ndërtim të Shtëpisë së Zotit. Të gjitha objektet fetare, ku i drejtohen lutjet Zotit, janë Shtëpi të Tij, prandaj, ju apeloj, të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike, të ndihmojmë dhe të kontribuojmë në ndërtimin e Shtëpive ku i drejtojmë lutjet dhe ku e adhurojmë Krijuesin tonë”, është shprehur veç të tjerash Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi.

[maxgallery id=”6867″][:]

Comments are closed.