[:al]Muftinia e Shkupit ndanë Mirënjohje për Reisul Ulemanë e BFI-së[:]

[:al]23 dhjetor Shkup. Në mbledhjen e rregullt të Muftinisë së BFI të Shkupit me imamët dhe mutevelitë e xhamive të Shkupit, në rend të ditës ishte raporti përfundimtar i Muftinisë të BFI Shkup për vitin 2018.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe njeriu i parë i BFI, Reisul Ulema h. Suljeman ef. Rexhepi. Me këtë rast,Muftiu i Shkupit, Qenan ef. Ismaili falenderoi Reisul Ulemanë për prezencën dhe gjithë mbështetjen që i ka dhënë Muftinisë.

“ Të gjitha këto aktivitete për gjatë vitit 2018 nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen pa rezervë të Reisul Ulemasë h. Sulejman ef. Rexhepi, prandaj Muftinia jonë  ka vendosur që ti ndajë një mirënjohje për tërë angazhimin dhe mbështetjen e tijë”, tha mes tjerash Muftiu efendi Ismaili.

Reisul Ulema falenderoi Muftininë dhe Muftiun e Shkupit duke shprehur gatishmëri që edhe në të ardhmen të mbështetë  çdo aktivitet që është në dobi të muslimanëve të vëndit.

[maxgallery id=”10847″][:]

Comments are closed.