[:al]Mogerini: Maqedonia ka tejkaluar krizën më të keqe politike[:]

[:al]Shkup, 19 prill – Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka marrur pjesë në dëgjesën e Përfaqësueses së  lartëtë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, e cila sot nbajti fjalim në Kuvendin e Maqedonisë para deputetëve dhe faktorëve me relevancë në vend. Me këtë rast, Mogerini foli  për rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, si dhe për perspektivat e vendit në planin e eurointegrimeve.

Është koha që të filloni vrapin. Vrapin bashkë me miqt dhe fqinjët tuaj dhe do të arrini larg”, është shprehur mes tjerash komisionerja evropiane Frederika Mogerini në fjalimin para deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë.
“Në Shkup pashë një shoqëri multietnike e cila është e gatshme të bëhet pjesë e familjes evropiane”, ka thënë Mogerini, për të vazhduar: “Kjo ishte një detyrë e rëndë, por ju ia dolët”, ka nënvizuar zyrtarja e lartë evropiane, duke shtuar se Maqedonia ka tejkaluar krizën më të keqe politike.[:]

Comments are closed.