[:al]Miral Ademi dhe Fatlinda Shabani, stipendistet e BFI-së që vlerësohen nga BIZH-i[:]

[:al]Banka Islamike për Zhvillim me seli në Xhede të Arabisë Saudite, përveç që i ndihmon vendet islamike të OPEC-ut, gjithashtu, përmes stipendive, bursave e ndihmave të tjera financiarer, ndihmon studentë nga 205 shtete në botë, që studiojnë kryesisht nëpër fakultete teknike, arkitekturë, mjekësi, farmaci etj.

Stipenditë studentore, të cilat, pasi diplomimit dhe punësimit, nuk i kthehen Bankës Islamike për Zhvillim, por institucioneve gjegjëse me të cilat studentët nënshkruajnë marrëveshjen për stipendim si dhe për kthim të stipendisë pas punësimit të tyre.

Nga viti 1991 e deri më sot, përmes Bashkësisë Fetare Islame në RM, këtë stipend e kanë marur 148 studentë të profileve të ndryshme teknike e mjekësore, 20 inxhinjerë si dhe 11 stomatologë. Nga kthimi i këtyre stipendive, sot, në BFI funksionon Fondi “Vakëfi studentor”, i cili, veç të tjerash, në fund të vitit të pestë të studimeve, përzgjedh studentin bursist të këtij Fondi, i cili pastaj shpërblehet me dhuratë financiare si dhe me mirënjohje nga Banka Islamike për Zhvillim.

Për vitin 2016 nga kjo Bankë u vlerësua studentja nga Tetova, Miral Ademi, stipendiste e Fondit “Vakëfi studentor”, me notë mesatare 9 pranë fakultetit të mjekësisë.

Ndërkaq, për vitit 2017 Banka Islamike për Zhvillim vlerësosi stipendisten e “Vakëfit Studentor”, studenten me notë mesatare 9, Fatlinda Shabani, nga Kumanova.

Le të jetë kjo edhe një dëshmi mbi politikat e BFI-së për sa i përket angazhimit të saj të gjithanshëm në ndihma për shkollim dhe studim sa më të lehtë të të rinjëve tanë.[:]

Comments are closed.