[:al]Medreseja Isa Beu – Qendër përcolli gjeneratën e XXX[:]

[:al]Me datë 05/05/2017 maturantët e Medresesë Isa Beu kishin manifestim për lamtumirës të tyre.Në këtë natë të begatshme dhe me përplot emocione ishte prezent edhe kreu më i lartë i BFI – së Reisul ulema haxhi Sulejman ef. Rexhepi , Drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu Ibrahim Idrizi, Muftiu i Shkupit prof. Rexhep ef. Jusufi, profesorë dhe nxënës.
Fjala përshëndetëse iu dha drejtorit të përgjithshëm të Medresesë Isa Beu Ibrahim Idrizi i cili maturantëve u dëshirojë suksese të mëtutjeshme në jetën e tyre.
Ndërsa fjala e rastit iu dha Kryetarit të BFI – së Reisul ulema haxhi Sulejman ef. Rexhepi, i cili fillimisht uroj maturantët për suksesin e tyre duke ju dëshiruar shëndet dhe suksese në shkollimin e tyre të mëtutjeshëm, ai gjithashtu foli edhe për rëndësin që Islami ia ka dhënë diturisë duke u ndalur në atë se fjalët e para të zbritura Muhammedit a.s jan LEXO dhe se lumturia e njeriut qoftë në këtë botë apo botën tjetër është vetëm dituria. Ju lutem të keni kujdesë mos të endeni nëpër botë për fakultet, sepse, tashmë ju keni fakultetin e shkencave islame në Shkup që plotëson të gjitha standardet, mbi të gjitha jeni në traditën, kulturën dhe civilizimin tuaj autokton”, tha veç tjerash efendi Rexhepi.
Në këtë mbrëmje solemne kishte ilahije dhe kaside , Medreseja Isa Beu këtë vit përcolli edhe gjeneratën XXX

[maxgallery id=”6035″][:]

Comments are closed.