[:al]Manifestim në Kavajë të Shqiprisë[:]

[:al]22 dhjetor Kavajë Muftiu i Muftinisë së BFI të Strugës Mr. Salim Sulejmani me autorizim të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Reis ul-ulema Haxhi Sulejman Ef. Rexhepi, mori pjesë në manifestimin për nderë të Ditëlindjes së Pejgamberit a.s që u mbajt në xhaminë e Golemit në Kavajë. Muftiu ligjëroi për personalitetin e Pejgamberit a.s si mëshirë për botët. Përveç ligjëratës Muftiu lexoi edhe një pjesë të mevludit në dialektin toskë i cili u prit shumë këndshëm nga xhemati i pranishëm. Si shoqërues i Muftiut në këtë manifestim ishte edhe nxënësi i Medresë “Isa Beu” në Shkup, Arben Emini i cili me zërin e tij të bukur e zbukuroj edhe më shumë këtë manifestim. Në fund Muftiu falënderoi nikoqirët për mikpritjen e tyre të mrekullueshme

[maxgallery id=”10860″][:]

Comments are closed.