Kreu i BFI-së i pari ka kërkuar nga Ambasada arabe në Tiranë që tu jepen viza Amir Asllanit dhe Senad Idrizit

[:al]BFI flet me fakte, dhe jo me triilime

– Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reisul Ulema, H.Sulejman Ef.Rexhepi ka dërguar një letër Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë. Kreu i BFI-së, i ka kërkuar Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që tu jep viza Amir Asllanit dhe Senad Idrizit të cilët vendosën që të shkojnë me biçikleta në vendet e shenjta për të kryer Haxhin.

Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë të Kreut të BFI-së, H.Sulejman Ef.Rexhepi:

Drejtuar: Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë
Esselamu alejkum…

Fillimisht Ju shprehim falenderimet tona për Shërbetorin e Dy Haremeve, Mbretin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Selman b. Abdul Aziz, për angazhimin dhe përpjekjet e tij për të ndihmuar muslimanët e në mënyrë të veçantë muslimanët e R. së Maqedonisë dhe për të realizuar Haxhin në vendet e shenjta islame, Mekka Mukerema dhe Medina Munavara. Ne gjithmonë do t`ju jemi falenderues për kontributin dhe ndihmën Tuaj dhënë muslimanëve të R. së Maqedonisë…

Ju informojmë se deri te Bashkësia fetare Islame ka arritur shkresë nga Konsuli i RM në Jordan, të nënshkruara na zonja Huda Nefaa, ku kërkohet ndihmë për dy haxhinjë nga Maqedonia, 1. Amir Asllani dhe 2. Senad Idrizi, të cilët me vetëiniciativ sivjet, për në haxh udhëtojnë me biçikletë, duke u nisur nga Maqedonia, përmes Turqisë, deri në vendet e shenjta në Mbretërinë e Arabisë Saudite, udhëtim ky që ndodh për herë të parë në historinë e muslimanëve në Maqedoni, respektivisht në Evropë, që me biçikletë të udhëtohet për në haxh. Andaj Ju drejtohemi që personave të larpërmendura T`ua jepni vizën e haxhit, duke iu drejtuar me shkresë Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Amman, Jordan. Personat në fjalë rrjedhin nga familje muslimane të njohura për ne, dhe të njëjtit t`u jepet vizë nga kuota e vizave për haxhinjtë tanë (e Maqedonisë) për Haxhin 1439 hixhri .

Unë si udhëheqës i popullatës muslimane, me të gjithë të punësuarit në BFI, çdoherë jemi për bashkëpunim me organet e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe jemi në krah të popullit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, kundër të gjitha përpjekjeve antinjerëzore që i ndërmarrin ata që janë kundër popullit saudian dhe Shërbetorin e të Dy Haremeve, Mbretin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Selman b. Abdul Aziz, ndihma e Allahtut qoftë me të.

Vëllau Juaj,
Shejh Sulejman ef. Rexhepi,
Kryetar i Muslimanëve të R. së Maqedonisë,
Kryetar i BFI-së në RM
Më 13. Dhulkade 1439 h. / 26. 07. 2018

[:]

Comments are closed.