[:al]Karvani i Mbrëmjeve Kur’anore “Ramazani muaji i Kur’anit” ditën e shtunë u ndal në Shkup[:]

[:al]Në xhaminë “Jahja Pasha” në një atmosfer festive e cila ishte e mbushur përplotë me xhemat, ditën e Shtunë (10.06.2017) para namazit të jacisë u mbajtën Mbrëmjet Kur’anore nën moton “Ramazani muaji i Kur’anit” që organizohet nga Rijaseti i BFI në bashkëpunim me Myftinitë e BFI-së.

Lexuesit e kësaj mbrëmje ishin Hfz. Ajdin Aliji, Hfz. Jasin Abdullai, Hfz. Adnan ef. Kadriu dhe Hfz. Jetmir Zendeli. Pasi mbaruan hafizët me programin e tyre në emër të Myftinisë së Shkupit fjalën përshëndetëse e morri Kryeimami i Myftinisë Dr. Mevludin ef. Aliu i cili pasi përshëndeti xhematin dhe prezantoi hafizët foli për rëndësin dhe vlerën e leximit të Kur’anit.

Në emër të Rijasetit të BFI-së fjalën përshëndetëse e kishte Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë pranë BFI-së Muaz ef. Agushi i cili në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi për muajin e Ramazanit në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, nën patronazhin e të cilit mbahen të gjitha organizimet e muajit të Ramazanit.

Më pas Muaz ef. Agushu në pika të shkurtëra përmendi aktivitetet që i ka planifikuar Rijaseti i BFI-së në bashkëpunim me myftinitë e saja për ti realizuar gjatë këtij muaji.

Të shtunën e ardhëshme me datë 17.06.2017/22 Ramazan me fillim nga ora 21:30, Mbrëmjet Kur’anore do të mbahen në xhaminë “Sinan Pasha” në qytetin e Komanovës.[:]

Comments are closed.