[:al]Inaugurohet xhamia e re në fshatin Llokë[:]

[:al]Këto ditë, në fshatin Llokë të komunës së Sarajit, u bë hapja solemne e xhamisë së re.

Në këtë eveniment fetar mori pjesë kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Mr. Qenan Ef.Ismaili, perfaqësues të institucioneve shtetërore, myftinj nga myftinitë e tjera të BFI-së, shumë hoxhallarë dhe mysafirë.

Programi filloi me recitimin e ajeteve kur’anore ku më pas u begatua edhe me disa ilahi dhe fjalë përshëndetëse.

Në praninë e një numri të kosiderueshëm të banorëve të këtij fshati, fjalë rasti kishte Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, veç tjerash tha se, me ndërtimin e kësaj xhamie janë vendosur themelet mbi të cilat do të ngrihen parimet më të larta fetare dhe kombëtare dhe ku do të  promovohen vlerat universale.

Më pas, të pranishmëve iu drejtua edhe Myftiu Qenan ef. Ismaili i cili në fjalën e vet përshëndetëse uroi banorët e këtij fshati për xhaminë e re, duke lutur Allahun qe t’i shpërblejë të gjithë ata që kanë ndihmuar në forma të ndryshme për ndërtimin e saj.

Të pranishmit i përshëndeti edhe  z. Xhelal Jakupi,përfaqësues nga komuna e Sarajit, si dhe hafëz Idriz Osmani, i cili foli edhe mbi rrjedhat dhe punët që u kryen përgjatë ndërtimit të kësaj xhamie. Ky aktivitet u përcoll edhe me një program të shkurtë fetar, me disa ilahi kënduar nga grupi i ilahistëve pranë Myftinisë së Shkupit

[maxgallery id=”9002″][:]

Comments are closed.