IFTAR I PËRBASHKËT I BFI-SË ME PRESIDENTIT IVANOV

Të drejtat fetare në Maqedoni nuk janë në nivelin e duhur
Kreu i BFI-së, Reis ul Ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, në iftarin e përbashkët që e organizoi Bashkësia Fetare Islame në Tetovë ka kërkuar  nga presidenti Gjorgje Ivanov që të shfrytëzoj autoritetin e tij për të ndihmuar që të kthehet prona e nacionalizuar e BFI-së dhe të përmirësohet zullumi komunist.
Liritë dhe të drejtat fetare në Maqedoni nuk janë në nivelin e duhur. Ky ishte mesazhi që iu dha kryetarit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në iftarin e përbashkët që e organizoi Bashkësia Fetare Islame në Tetovë ku morrën pjesë krerët fetarë të 13 myftinive të BFI-së, udhëheqësit e institucioneve edukativo-arsimore të BFI në Maqedoni, nënkryetari i Dijanetit turk si dhe dy rektorët e dy universiteteve shqiptare nga Tetova.
Iftari u organizua nën mbikëqyrjen e Haxhi Alifikri Esati, myfti i Myftinisë së BFI-së në Tetovë.
Myftiu, ef. Esati në fjalën e tij përshëndetëse iu shprehi mirëseardhje fillimisht Reis ul Ulemasë dhe presidentit Ivanov, por gjithashtu falenderoi zv. Kryetarit të Dianetit turk si dhe gjithë të pranishmit që ishin pjesë e këtij iftari solemn në Tetovë.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, ka falënderuar presidentin e shtetit Ivanov për praktikën e viteve të fundit për iftare të përbashkësta me krerët fetarë islam duke e karakterizuar këtë veprim si një parim islam.
“Dashuria dhe respekti ndërvëllazëror dhe fqinjësorë janë parime të Islamit, të cilat duhet afirmuar dhe realizuar në përditshmërinë tone”, tha mes tjerash Reis ul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi Presidentit Ivanov.
Kreu i BFI-së, gjithashtu theksoi faktin se Presidenti i Gjorgje Ivanov, është Presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë, i cili ka shprehur dëshirën që të merr pjesë në një ceremoni fetare gjatë muajit të Bekuar të Ramazanit, me ç’rast jo vetëm që na ka respektuar neve të pranishmëve në këtë Shtëpi të Allahut, por njëkohësisht me këtë veprim ka respektuar të gjithë qytetarët që i përkasin besimit Islam në vend, dhe njëherësh ka vërtetuar premtimet e tija gjatë fushatës zgjedhore, se do të jetë president i të gjithë qytetarëve të vendit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare, etnike apo racore.
Kreu i BFI-së nuk ka përtuar që të kërkoj nga presidenti Ivanov që të shfrytëzoj autoritetin e tij për të ndihmuar që të kthehet prona e nacionalizuar e BFI-së dhe të përmirësohet zullumi komunist.
“Liritë fetare këtu në Maqedoni shpesh dinë të nëpërkëmben veçanërisht gjatë procesit të kthimit të vakëfit e cila po stagnon vite të tëra edhe përkundër asaj që Maqedonia është i vetmi shtet në rajon që ka nëj Ligj për denacionalizim”, potencoi Rexhepi i cili më tej ia dha fjalën Presidentit Ivanov.
“Mua personalisht, më paraqet një kënaqësi e veçantë që sot ndodhem këtu me ju, në
gjatë këtij muaji të Bekuar të Ramazanit. Ky është muaj i solidaritetit dhe barazisë mes njerëzve, muaj i paqes dhe mirëqenies, të cilat janë shumë të rëndësishme për bashkëjetesën, si në vendin tonë, po ashtu edhe në tërë botën”, tha Presidenti Ivanov, i cili më tej shtoi: “Jam thellë i bindur se Bashkësia Fetare Islame, ashtu si deri më tani, edhe në të ardhmen do të vazhdojë me kontributin e saj në realizmin e reformave dhe proceseve integruese të vendit tonë, krijimin e klimës demokratike dhe tolerancës
ndërfetare, sepse bashkëjetesa dhe bashkëpunimi ndërkulturor dhe ndërfetar janë shtyllat e çdo shoqëria demokratike”, theksoi Ivanov.
Paraprakisht të liderët, ai i BFI-së Reis Ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi dhe ai i Maqedonisë Gjorgje Ivanov, vizituan xhaminë e Larme në Tetovë ku kreu i BFI-së ia sqaroi rëndësinë e rolit të xhamisë në shoqërinë islame dhe simbolin që po bart xhamia e Larme në Tetovë.1 2 3 4

Comments are closed.