Gurrthemel për Xhaminë e Sazhdevës së Prilepit

Këto ditë, Muftinia e Prilepit organizoi manifestim fetar me rastin e vënies së gurërthemelit të xhamisë së re në fshatin Sazhdevë të Prilepit.

Në këtë manifestim morën pjesë Muftiu i Muftinisë së Prilepit Shefket ef. Imeri, Muftiu i Muftinisë së Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Muftiu i Muftinisë së Kërçovës Murat ef. Iseni, Muftiu i Muftinisë së Resnjës Xhunejt ef. Jashar, hoxhallarë të fshatrave përreth, mysafirë si dhe shumë xhematlinjë nga fshatrat përreth.

Minifestimi filloi me një Ashere prej Kur`ani Famëlartë kënduar nga Xhemil ef. Sadiki.

Më pas Myftiu i Prilepit i përshëndeti dhe u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, ndërkohë që vuri theksin kryesor në nevojën për ndërtimin e xhamisë së re.

Fjalën e rastit për këtë manifestim në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi e mbajti Myftiu i Tetovë Prof. Dr. Qani ef. Nesimi. Muftiu pasi i përshëndeti të pranishmit në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi tha se vetë prezenca e përfaqësuesve të BFI-së së Maqedonisë tregon se sa rëndësi ka ndërtimi i xhamive në vendin tonë. Më pas ai foli për cilësinë e njerëzve që kontribuojnë në ndërtimin e xhamive, të cilët janë ndër më të devotshmit e këtij Ummeti, duke e argumentuar këtë me ajete dhe hadithe.

Fjalimin e tij Myftiu e përfundoi duke përgëzuar këshillin nismëtarë dhe xhematin e Sazhdevës për këtë nismë të hajrit në emër të Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi.

Ndërkaq në fund duan e kësaj ceremonie e bëri Xhemal ef. Metliku, ndërsa vënia e gurrthemelit u bë me tekbire.

[maxgallery id=”5612″]

Comments are closed.