[:al]Filloi karvani i ndihmave të OH HILAL (video)[:]

[:al]Si çdo vit më parë, ashtu edhe sivjet, me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit, OH HILAL e cila funksionon në kuadër të BFI në RM, ka ndërmarrë një fushatë të gjërë për t’ju dalur në ndihmë të gjithë myslimanëve të vendit, të gjithë kategorive, sidomos rasteve të rënda sociale, duke  shpërndarë pako me artikuj ushqimorë e higjienikë. Aksioni i parë filloi në territorin e Myftinisë së Shkupit.

Siç nënvizoi edhe vetë kryetari i OH HILAL, Mustafa efendi Dauti, shpërndarja e pakove do të kryhet në mënyrë shumë transparente dhe do të shpërndahet me prioritet deri te ata persona e familje të evidentuar në listën e hartuar nga operativa e Myftinisë së Shkupit. Ndihmat u shpërndanë në prezencë të myftiut, Rexhep ef. Jusufi.

Siç nënvizoi Kryetari i HILAL-it, Mustafa ef. Dauti, sot për skamnorët e Shkupit u shpërndanë një mijë pako me produke ushqimore dhe mjete higjienike, kurse në nivel republikan sivjet numri i pakove do të jetë i dyfishuar, pra, do të shpërndahen gjithsej mbi dhjetë mij pako përgjatë 26 aksionve. Natyrisht, efendi Mustafa shprehu falënderim të veçantë për donatorët e ndryshëm , të cilët, duke i donuar ndihmat në OH HILAL me rastin e Muajit të Ramazanit, në fakt ndihmojnë mijëra familje skamnorë në Maqedoni.  Gjithësesi, pa përkrahjen, pa ndihmën dhe pa autoritetin e Reisul lemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, aksionet e këtilla gjithëpërfshirëse humanitare do të ishin shumë të vështira.

Ndryshe, kryetari i OH HILAL ka shfrytëzuar rastin dhe ka apeluar deri te të gjithë organizatat humanitare që të gjejnë donatorë dhe të sigurojnë ndihma humanitare nga dhuruesit e shumtë që gjenden në mesin  popullatës sonë dhe, mos të prekin në fitra e zeqat, të cilat janë e drejtë ekskluzive e Baskësisë Fetare Islame, sepse me fitrin dhe zeqatin BFI-ja mirëmbanë Medresenë e Isa Beut si dhe FSHI-në në Shkup.

[maxgallery id=”6209″]

[:]

Comments are closed.