[:al]Filloi karavani i mbrëmjeve Kur’anore “Ramazani muaji i Kur’anit”[:]

[:al]etovë, 21 maj – Në xhaminë “Tabhane” të qytetit të Tetovës, para namazit të jacisë, u mbajt mbrëmja Kur’anore nën moton “Ramazani muaji i Kur’anit” me lexuesit Hfz. Abdurahim ef. Murati, referent në Myftininë e Tetovës, Mr. Eljesa ef. Asani, imam në xhaminë e fshatit Zdunje të Gostivarit si dhe Hfz. Xhemail ef. Nuhiu. Hapjen dhe moderimin e këtij manifestimi tradicional e bëri referenti për cështje fetaro-arsimore, H. Idriz ef. Idrizi.

Fjalë prshëndetëse në emër të Rijasetit të BFI-së e mori Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë pranë BFI-së, njëherësh edhe bartës i këtij projekti, Muaz ef. Agushi, i cili në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe i përcolli uratat e Reisul Ulemasë me rastin e muajit të Ramazanit. Ndryshe, manifesëtimi në fjalë organizohet nën patronatin e Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi. Më pas Muaz ef. Agushu në pika të shkurtëra foli mbi i aktivitetet që i ka planifikuar Rijaseti i BFI-së në bashkëpunim me myftinitë e saj për t’i realizuar gjatë këtij muaji.

Në fund, me fjalë rasti para të pranishmëve u drejtua edhe Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, si nikoqir i kësaj mbrëmje, i cili falenderoi organizatorët e këtij eventi fetar si dhe lexuesit e kësaj nate. Tutje, efendi Nesimi foli për rëndësinë e organizimeve të këtilla fetare, në të cilat dalin në pah vlerat e pakontestueshme të medresantëve tanë por edhe të studentëve të FSHI-së.

Karavani i mbrëmjeve Kur’anore do të vazhdojë ditën e diel (27.05.2018/12 Ramazan) në Xhaminë “Is’hakije” në qytetin e Manastirit.

[maxgallery id=”9081″][:]

Comments are closed.