[:al]Efendi Rexhepi: FSHI-ja si kultivuese e islamit autokton është projekt kombëtar[:]

[:al]Një grup studentësh nga Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup kanë vizituar Reisul Ulemanë e BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepin, të cilin e kanë uruar për dekorimin e tij nga ana e Presidentit Shqiptar, z. Ilir Meta, me Titullin “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut”.
Me këtë rast, veç të tjerash, studentët me kryetarin e BFI-së kanë zhvilluar një bisedë mjaft interesante dhe shumë të dobishme për ta. Në fokusin e interesimit të tyre ka qenë ideja për themelimin e FSHI-së, sfidat të cilat u kaluan përgjatë sendërtimit të kësaj ideje si dhe për perspektivën e kësaj vatre të lartë arsimore islame në vend.
Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka qenë shumë i hapur duke ofruar shumë informacione mbi procesin dhe zhvillimin e këtij projekti kombëtar e fetar. Ka folur mbi angazhimin e vet personal paralelisht në dy projektet kombëtare, siç ishte FSHI si dhe Universiteti i Tetovës, të cilat pothuajse startuan në të njëjtën kohë, duke u përballur me të njëjtat sfida dhe problem.
Rreth interesimit të studentëve se si e sheh në perspektivë këtë vatër arsimore, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi ka thënë: “Dëshira ime e flaktë është që një ditë FSHI-në ta shoh si një godinë grandiose-zonjë e rëndë, në oborrin e një kampusi universitar me të gjitha objektet përcjellëse të nevojshme për një qendër të tillë akademike fetare e kulturore. Pa dyshim që Zoti Mëshirëplotë do të na ndihmojë në të gjitha projektet e hajrit, me të vetmin qëllim që brezërave të ardhshëm t’ua krijojmë kushtet për një arsimim sa më cilësor dhe në kushte sa më bashkëkohore.”
Studentët konsideruan se biseda ishte tepër interesante dhe shumë e rëndësishme ndaj dhe vendosën që në formë të shkruar ta dorëzojnë në arkivin e FSHI-së me qëllim që të ruhen informacionet e ofruara nga dora e parë mbi këtë projekt madhor kombëtar e fetar.
[maxgallery id=”8473″]
[:]

Comments are closed.