Dua Hifzi në Tetovë

Dua Hifzi në Tetovë
Më 10.07.2016(e diel), xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i Xhamisë së Pashës pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizit të ri, Abdullah Asllani, të kryer pranë prindit të tij Hfz. Zulqufli ef. Asllani. Hafizi i ri, i lindur më 29.07.2003. në Tetovë, hifzin e ka filluar më 10.10.2013, kurse e ka përfunduar më 10.03.106. Ndërkaq provimin e hifzit e ka mbrojtur para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani, kryetar;
2. Hfz. Abdulbaki ef. Kasami anëtar;
3. Hfz. Abdurahim ef. Murati anëtar.
Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti i arsimit mori pjesë: Myftiu i Tetovës Dr. Qani ef. Nesimi, profesorë, hoxhallarë nga Kosova, si dhe një numër bukur i madh i hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë. Fjalën e rastit në emër të Kryetarit të BFI-së Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi e mbajti Myftiu i Tetovës. Ai hafizit të ri si dhe familjes së tij u shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetën në vazhdim. Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Imami i Xhamisë së Pashë Hfz. Abdulbaki ef. Kaasmi, dhe dhënien e certifikatës së hafizit të ri nga ana e Myftiut të Tetovës.
tetove hifz

Comments are closed.