[:al]Drejtori i Agjencisë për Migracion vizitoi BFI-në[:]

[:al]Shkup, 13 mars – Sot, Drejtori i Agjencisë për Migracion, z. Nikolla Shallvarinov i shoqëruar nga zëvendësi i tij, z. Osman Shukriu, vizitoi BFI-në ku u prit nga Drejtori i Sektorit për Diasporë, Dr. Selver Xhemaili, me ç’rast kanë diskutuar mbi modalitetet e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Dr. Xhemaili mysafirin e vet e njohtoi me mënyrën e organizimit të diasporës sonë si dhe me shtrirjen e saj nëpër shumë qendra në Perëndim. Po ashtu, ka informuar edhe mbi aktivitetet dhe kordinimin me Qendrën, respektivisht me BFI-në, të cilat shtrihen në sfera të ndryshme, që nga ato fetare e deri në aktivitete kulturore, sportive etj.

Nga ana e vet,  Drejtori i Agjencisë për Migracion, z. Shallvarinov, e njohtoi dr. Xhemailin për aktivitetet e Drejtorisë që i ka paraparë për vitin 2018 si dhe kërkoi bashkëpunim dhe ndihmë për të pasur qasje edhe kjo Agjenci nëpër qendrat e diasporës sonë.

Po ashtu, të dy palët u dakorduan për kordinimin e aktiviteteve të përbashkëta si në diasporë ashtu edhe brenda vendit, të cilat aktivitete do të kishin një zhvillim sa më të qëndrueshëm në të mire të qytetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë nëpër qendra të ndryshme të Perëndimit.[:]

Comments are closed.