[:al]Çertifikata dhe iftar për 10 kompani që kanë implementuar Standardin “Hallall”[:]

[:al]Nën patronatin e Reisul Ulemasë të BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, Agjencia për implementimin e Standardit Hallall që funksionon në kuadër të BFI në RM, dhjetë kompanive që tashmë gjatë periudhës janar-qershor 2017 kanë implementuar këtë Standard Hallall, u ndau çertifikata, kurse për nderë të tyre ka shtruar edhe një iftar të përbashkët.

Në këtë ceremoni ka prezantuar edhe Ministri i Ekonomisë, z. Kreshnik Bekteshi, i shoqëruar nga Blreim Zllatku, këshilltar shtetëror në këtë Ministri si dhe Naim Vranezi, udhëheqës i sektorit për kordinimin e aktiviteteve të Ministrisë së Ekonomisë.

Në ceremoninë që drejtohej nga drejtori i Agjencisë Hallall për Maqedoninë Muamer Veseli, ministri Bekteshi theksoi se ndarja e çertifikatave për kompanitë që zbatojnë standardin Hallall, të cilat për të pestin vit me radhë i subvencionon Ministria e Ekonomisë, është më se e rëndësishme në drejtim të përmirësimit të aftësisë konkurruese të kompanive dhe performancës në tregje të reja. Kurse Kryetari i BFI-së H. Sulejman efendi Rexhepi, duke folur mbi peshën dhe rëndësinë e implementimit të këtij Standardi ka falënderuar ministrin Bekteshi për mbështetjen ndërsa që të dy personalitetet ua kanë ndarë çertifikatat këtyre kompanive:

– VORI – Gjevgjeli,

– ML-GARI, Shkup – UJI MAYA,

– BAKO NUTS, Shkup,

– NURO KOMPANI, Kamenjan,

– UKA KOMERC, Shkup,

– VEZË SHARRI, Tetovë

– BLLAGOJ GJUREV, Veles,

– LEICKER, Trebosh-Tetovë

– THERRTORJA ME FRIGO, Strumicë

– MAMAS, Strumicë

Në fund u shtrua iftar për përfaqsuesve të kompanive dhe për gazetarët.Iftari ka filluar nën melodinë e bukur të ilahive si dhe nën freskinë e ujit të donatorit “Kozhuvçanka”.

[maxgallery id=”6746″][:]

Comments are closed.