Bashkëpunimi SHBA – Bota Islam me një kontinuitet të pandërprerë dhe shumë të fortë

[:al]New York po mbahet konferenca “Vijëmësia e lidhjeve midis SHBA-ve dhe Botës Islame” e organizuar nga Rabita Alemu Islamije. Në kë konferencë ndërkombëtare, në mesin e shumë personaliteteve botërore, po merr pjesë edhe Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Myftiu i Tetovës, dr. Qani ef. Nesimi dhe nga prof. Abaz ef. Jahja.
Konferenca po shquhet nga diskutimet shumë domethënëse, tepër të rëndësishme si për nga aspekti tematik ashtu edhe prmbajtësor. Vlenë të nënvizohet sidomos fjalimi i mrekullueshëm i Dr. William Vendley, Sekretar Gjeneral i Konferencës Botërore Religjioze për Paqe, i cili, veç të tjerash ka nxjerrë në pah të gjitha vlerat e padiskutueshme të fesë islame.
Me këtë rast, Reisi, H. Sulejman ef. Rexhepi është duke realizuar shumë takime, ndërsa vlenë të nënvizohet sidomos takimi i realizuar me imain e Dy Haremeve, Dr. Abdurrahman Sudejsi, si dhe takimi me Kryetarin e Rabitas, Dr. Muhamed ibni Abdulkerim el Isa.
Konferenca është dyditore dhe pritet të përfundojë me miratimin e sërë konkluzave të cilët edhe një herë fuqishëm do të nxjerrin në pah bashkëpunimin e ndërsjellë, kontributin e përbashkët për paqe si dhe respektimin e Fesë Islame si fe e paqes, tolerancës dhe e mirëqenies së përgjithshme.

[maxgallery id=”7189″][:]

Comments are closed.