Ambasadori izraelit viziton BFI-në

me ambasadorin izraelitShkup, 29 janar – Sot Bashkësinë Fetare Islame në RM e vizitoi për herë të parë një diplomat izraelit, z. Dan Oryan, ambasador i Shtetit të Izraelit për Maqedoninë, i cili u prit nga Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi. Në një atmosferë tepër të ngrohtë biseda filloi duke nënvizuar kontributin e madh që dhanë shqiptarët në mbrojtjen e hebrenjëve të përndjekur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Është një frymë vëllazërore të cilën duehet ta ruajmë fort. Nuk guxojmë që të lejojmë rryma të ndryshme antisemitiste por edhe islamofobe të na i dëmtojnë raportet e ngushta miqësore në mes të shtetit të Izraelit dhe të Maqedonisë por edhe në mes të dy popujve, shqiptarëve dhe herbejve. Historia jonë është përplotë me lavdërata në këtë aspekt! Në kohëra më të turbullta të luftës, janë të shumtë shqiptarët që u kanë dalur tytave të nazistëve përpara duke këmbëngulur që në shtëpitë e tyre nuk ka asnjë hebre, ndonëse i kanë pasur të strehuar nëpër dhoma. Në frymën e këtyre marëdhënieve në mes të dy popujve, BFI jo vetëm që e ka ruajtur por edhe e ka kultivuar bashkëpunimin e ngushtë me Komunitetin Hebraik në Maqedoni ”, është shprehur efendi Rexhepi.

Më tej, Reisul Ulema ka shpalosur edhe Programin e BFI-së që flet për angazhimet e saj në luftë kundër terrorizmit dhe radikalizmit që po ushtrohet në emër të fesë islame. Ambasadori Oryan ka përshëndetur nismën në fjalë të BFI-së dhe e ka inkurajuar në këtë hap civilizues, duke nënvizuar se edhe në Shtetin e Izraelit gjejnë zbatim plotë projekte të tilla rehabilituese e risocializuese dedikuar palestinezëve dhe jo vetëm.

Nga ana e vet, ambasadori izraelit, z. Dan Oryan, duke u falënderuar për këtë pritje kaq të ngrohtë ka falënderuar Reisul Ulemanë për qëndrimet miqësore që i ka për Shtetin izraelit, për popullin hebre por edhe për komunitetin hebraik në Maqedoni. Gjithashtu, ka shprehur edhe kënaqësinë e vet për mirëinformimin mbi projektin e BFI-së, për të cilin nga disa qarqe të ashtuquajtura mediale është përhapur mjaft mjegull e dezinformim.

z. Oryan e ftoi Reisul Ulemanë që të marrë pjesë në një konferencë për antisemitizmin që do të mbahet në muajin maj, në Telavim.

Në fund, para një numri të madh përfaqësuesish të mendiave të ndryshme, efendi Rexhepi dhe ambasadori Oryan dolën me qëndrim të përbashkët për sa i përket antisemitizmit dhe islamofobisë si lëvizje që janë kundër njerëzimit dhe si të tilla duhet të luftohen vazhdimisht.

10888559_392868860890433_7993930606652440606_n 10945811_392868804223772_5388110334851846968_o

Comments are closed.