AKREDITOHET FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME – SHKUP

11146273_1025938444102950_5342071126176448552_n 11157181_994714060541171_13629904_o

      Bazuar në vendimin 12-23/3 të datës 01.04.2015, nga mbledhja e 39-të të mbajtur më 30.03.2015, Këshilli për Akreditim dhe Evaluim të Arsimimit të lartë të Republikës së Maqedonisë, ka marrë vendim për Akreditimin e Programit Studimor “Studime Islame”, me kohëzgjatje katër vjeçare, në ciklin e parë të studimeve- deridiplomike, pranë Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup.
Vendimin për akreditimin e Fakultetit, personalisht e sollën zv/nënkryetari i Këshillit për Akreditim dhe Evaluim të Arsimit të lartë, Prof. Dr. Mikolaj Kuzinovski dhe Prof. Dr. Agim Rushiti, udhëheqës i sektorit për arsim të lartë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Vendimi në fjalë iu dorëzua Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul-Ulema H. Sulejman ef. Rexhepit.

Viti akademik 2015/16 për të gjithë ne, është paksa më i veçantë dhe për shumëçka dallon nga vitet e mëparshme. E vërteta është se për herë të parë pas njëzet vite pune, në këtë vitë akademik po nisim punën si një Fakultet i akredituar, me akreditim të përhershëm.
Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, është themeluar nga Bashkësia Fetare Islame e R. së Maqedonisë, ku për së pari herë veprimtarinë e saj akademike e ka filluar në vitin akademik 1997/98.

Në rrethanat e reja, pas Akreditimit të përkoshëm, sidomos pas vitit 2007/2008, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup për studentët dhe mësimdhënësit ka siguruar kushte sipas standardeve bashkëkohore, për veprimtari edukative-arsimore dhe kërkimore-shkencore.

Dekanati i Fakultetit, u është mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan për këtë institucion të arsimit të lartë Islam, duke filluar që nga organi themelues, Bashkësia Fetare Islame e RM-së, me në krye Reisul-Ulema H. Sulejman ef. Rexhepin dhe të gjithë muslimanët që në forma të ndryshme kontribuan për Fakultetin.

URIME!

Comments are closed.