Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Aksioni i zgjeruar i OH Hilal në qytetin e Shkupit

Aksioni i zgjeruar i OH Hilal në qytetin e Shkupit

Në kuadër të aksionit Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit, gjatë vikendit, në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, pra, të Shtunën dhe të Dielën më 11 dhe 12 Maj 2019, Organizata Humanitare Hilal e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka ndërmarrë një aksion të zgjeruar humanitar në qytetin e Shkupit, gjegjësisht me organizata të ndryshme humanitare që veprojnë në Kryeqytet si dhe me individë, listat e të cilëve janë përpiluar paraprakisht nga OH Hilal dhe stafi i kësaj Organizatë Humanitare që funksionon në kuadër të BFI. Ky aksion i koordinuar zgjati dy ditë për shkak të fluksit të madh dhe kishte për qëllim ndarjen e ndihmave humanitare për familjet skamnore, të pastrehët, jetimët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, me ç’rast u ndanë 17 tonelata ndihma humanitare.
Ashtu siç u njoftua në fillim të këtyre aksioneve, OH Hilal për këtë muaj të bekuar ka planifikuar të shpërndan mbi 200 tonelata ndihma. Ashtu si edhe vitet e kaluara këto aksione mbështeten nga muftinitë e Bashkësisë Fetare Islame në RMV dhe këshillat e xhamive në tërë vendin, e tani me këtë rast edhe nga organizatat humanitare që veprojnë në vend, të cilat fillimisht përpilojnë lista të skamnorëve dhe më pas ato ndihma shpërndahen sipas këtyre listave në tërë territorin e vendit tonë.
Gjatë këtij aksioni, Kryetari i OH Hilal, Mustafa ef. Dautin bëri një falënderim të posaçëm për Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi për angazhimin e palodhshëm në sferën e humanitetit dhe sigurimin e ndihmave për skamnorët e tërë territorit të Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorinë e Vakufit të Republikës së Turqisë e cila si çdo vit po bashkëpunon me BFI dhe i dhuron nga 5 mijë pako ndihma humanitare për nevojtarët e kategorive të ndryshme në Maqedoni. Gjithashtu, ai falënderoi edhe fabrikën e ujit Kozhufçanka për mbështetjen disa vitëshe,
Sipas Kreut të OH Hilal, ky aksion i emëruar Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit, për hir të këtij muaji të bekuar të Ramazanit, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ku OH Hilal për muajin e Ramazanit ka planifikuar të bën shpërndarjen e 200 tonelatave ndihmave, të cilat kapin një shumë prej 420 000 euro.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni