Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Aksioni i mëshirës dhe solidaritetit në Strugë

Aksioni i mëshirës dhe solidaritetit në Strugë

Në kuadër të aksionit Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit, që realizohet nga Organizata Humanitare Hilal e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Mërkurën më 29 Maj, u bë ndarja e 9 tonelata të ndihmave humanitare për familjet skamnore, të pastrehët dhe jetimët, në qytetin e Strugës, gjegjësisht, myftininë e këtij qyteti.
Në këtë aksion, Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti i dorëzoi 9 tonelata ndihma Myftiut të Myftinisë së Strugës, Salim ef. Sulejmani, i cili në prezencë mediumeve lokale falënderoi publikisht Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi për angazhimin e palodhshëm në sferën e humanitetit si dhe Kryetarin e OH Hilal Mustafa ef. Dautin i cili gjatë këtij muaji të Bekuar të Ramazanit ka udhëheqë aksionin Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit pothuajse në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut, dukë filluar nga Kumanova deri në Strugë.
Me këtë rast Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti falënderoi Drejtorinë e Vakufit të Republikës së Turqisë e cila si çdo vit po bashkëpunon me BFI dhe na dhuron nga 5 mijë pako ndihma humanitare për nevojtarët e kategorive të ndryshme në Maqedoni. Ai gjithashtu falënderoi edhe fabrikën e ujit Kozhufçanka për mbështetjen disa vitëshe.
Aksionet e përditshme të ndërmarra nga OH Hilal mbështeten nga muftinitë e Bashkësisë Fetare Islame në RMV dhe këshillat e xhamive në tërë vendin, të cilat fillimisht përpilojnë lista të skamnorëve dhe më pas ato ndihma shpërndahen sipas këtyre listave në tërë territorin e vendit tonë. Pas dhënies së deklaratave për mediumet, Myftiu i Strugës dhe Kryetari i OH Hilal ndanë ndihmat për skamnorët të cilët paraprakisht ishin njoftuar dhe planifikuar.
Ashtu siç u përmend më herët, OH Hilal për gjatë muajit të Ramazanit ka planifikuar aksione të pandalshme ku do të bëhet shpërndarja e 200 tonelatave ndihma, të cilat kapin një shumë prej 420 000 euro.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni