Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Aksioni i mëshirës dhe solidaritetit në Komunën e Sarajit

Aksioni i mëshirës dhe solidaritetit në Komunën e Sarajit

Në kuadër të aksionit Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit, i cili realizohet nga Organizata Humanitare Hilal që funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në ditën e fundit të Ramazanit, më 03 Qershor, u ndërmor aksion humanitar në Komunën Saraj, ku gravitojnë dy nga institucionet më të rëndësishme të Bashkësisë Fetare Islame, Medreseja Isa Beu dhe Fakulteti i Shkencave Islame.
Në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti dhe stafin e tij, nga ambientet e Komunës së Sarajit u bë e mundur shpërndarja e 100 pakove të ndihmave humanitare për familjet skamnore, të pastrehët dhe jetimët. Ashtu si edhe më herët, kur kjo komunë me në krye z. Bexhetin gjithmonë ka treguar gatishmëri për ti ndihmuar Medresenë dhe FSHI, edhe në sferën e humanizmit u tregua e gatshme dhe hapi dyert e saj për ta ndërmarrë këtë aksion humanitar. Madje Kryetari i Komunës z. Blerim Bexheti, personalisht u angazhua në zhvillimin e procesit të shpërndarjes të këtyre ndihmave.
Me këtë rast Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti falënderoi, Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi për angazhimin e tij të palodhshëm në sferën e humanizmit, Kryetarin e Komunës së Sarajit z. Blerim Bexhetin i cili si gjithmonë tregoi gatishmëri që ti paraprijë këtij aksioni humanitar, si dhe Drejtorinë e Vakufit të Republikës së Turqisë, e cila është gjithmonë pranë nevojtarëve tanë.
Gjithashtu edhe Kryetari i Komunës së Sarajit z. Bexheti, falënderoi Bashkësinë Fetare Islame me në krye H. Sulejman ef. Rexhepin pa ndihmën e të cilit këto aksione nuk mund të realizoheshin si dhe Organizatën Humanitare Hilal me në krye Mustafa ef. Dautin për këtë ndihmë modeste, por e cila është mjaft e rëndësishme për nevojtarët.
Pas dhënies së deklaratave për mediumet, Kyetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti dhe Kryetari i OH Hilal bënë ndarjen e paketave për skamnorët të cilët paraprakisht ishin njoftuar dhe planifikuar.
OH Hilal për gjatë muajit të Ramazanit, çdo ditë ka realizuar aksione të pandalshme në tërë territorin e Republikës ku u bë shpërndarja e 200 tonelatave ndihma, të cilat kapin një shumë prej 420 000 euro.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni