Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Urim i Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, me rastin e festës së madhe islame – Hixhri 1441 (31 gusht 2019

Të dashur besimtarë,
Vëllezër e motra,

Përzemërsisht ju uroj Vitin e Ri islam – Hixhrin 1441!
Shpërngulja (Hixhri) paraqet largimin e Muhamedit (a. s.) nga Meka në Medinë, në vitin 622. Shpërngulja e Pejgamberit të Zotit nuk është ikje, por shmangie për t’u kthyer prapë në të njëjtin vend.
Ruajtja dhe zhvillimi i fesë janë sfidat kryesore të çdo besimtari, pa marrë parasysh gjuhën, racën dhe vendin ku ai jeton. Hixhreti i këtillë hyjnor i Muhamed Mustafasë e ka ruajtur kuintesencën, bërthamën në çelje e sipër të Islamit, duke e bërë atë një nga fetë më të rëndësishme ndër shekuj, në tërë planetin.
Ikja pa e kthyer kokën mbas, ikja kah sytë këmbët, nuk është hixhret as në mikroplan, as në makroplan. Largimet në masë të njerëzve tanë në vende të huaja, duke braktisur vatrat stërgjyshore, janë e kundërta e Hixhretit të Hazreti Muhamedit. Kështu që unë si Kryetar i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut jam kundër barazimeve eventuale, të këtilla.
Si besimtarë islamë, le t’i gëzohemi Hixhretit të ngritjeve tona në arsim, në shkencë dhe në të gjitha sferat tjera të jetës aty ku jemi dhe aty ku duam të jemi.
Lutemi që ky vit të jetë vit i paqes, i dashurisë, i begatisë dhe i lidhjeve të ngushta, të pashkëputshme, me Dritën Islame.
Gëzuar!
Gjithnjë në shërbimin tuaj,

H. Sulejman ef. Rexhepi,
Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut
(30 gusht 2019)

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni