Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit në Manastir

 

Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit në Manastir

Në kuadër të aksionit Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit, të Premten, më 31 Maj, Organizata Humanitare Hilal e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërmori aksion humanitar në qytetin e Alfabetit – Manastir, gjegjësisht me myftininë e këtij qyteti. Me ndihmën e Koordinatorit të Myftinisë së Manastirit Amit ef. Rasimi dhe stafit të tij, në formë të organizuar u bë shpërndarja e 8 tonelata ndihma humanitare për familjet skamnore, të pastrehët, jetimët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, në këtë qytet.
Gjatë këtij aksioni, Kryetari i OH Hilal, Mustafa ef. Dauti falënderoi Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi për angazhimin e palodhshëm në sferën e humanitetit dhe Drejtorinë e Vakufit të Republikës së Turqisë e cila si çdo vit po bashkëpunon me BFI. Ai gjithashtu falënderoi edhe kompanitë: Kozhufçanka për ujë, Vitaminka si dhe qumështoren Zdravje Radovo, për mbështetjen në këto aksione humanitare.
Koordinatori i Myftinisë së Manastirit, Amit ef. Rasimi, në emër të Myftinisë së Manastirit falënderoi Organizatën Hilal dhe Reisul Ulemanë për angazhimin dhe përkushtimin që ashtu si çdo vit, nuk i harrojnë skamnorët e këtij qyteti.
Aksioni Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit, për këtë muaj të Bekuar, ka parapa shpërndarjen e 200 tonelatave ndihmave në të gjitha qytetet e vendit, e të cilat kapin një shumë prej 420 000 euro.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni