Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]Në vend të apelit për dalje në referendum: Jo, ky popull nuk është suicidal[:mk]Наместо апел за излегување на референдум: Не, овој народ не е суицидален[:]

[:al]Duke analizuar atmosferën e përgjithshme të krijuar në Maqedoni para referendumit, me gëzim po konstatoj se ky popull në tërësi, jo i ndarë e i copëtuar etnikisht, fetarisht, komito-majmunisht dhe ballisto- shvercerisht, kulturologjikisht, e partiakisht, nuk po pranon të udhëheqet e të orientohet sipas asaj thënies idiotike-Populli im, bagëtia ime.
Shkruan h. Sulejman ef. Rexhepi

Muajin që po e lëmë pas, nga instancat dhe personalitetet më të larta europiane e amerikane, erdhi përkrahje e hapur dhe e qartë për Maqedoninë ,asaj iu ofrua një zgjedhje që deri tani nuk e kishte, duke ia bërë me dije rregullin e artë se politika dhe diplomacia, pas çdo përpjekjes së dështuar nxjerrin mbi tavolinë kompromisin për t’a zgjidhur ndonjë mosmarrëveshje a kontest që në dukje është i pazgjidhshëm.Faktorë me relevancë, qofshin të huaj apo vendor, apeluan që të dilet në referendum dhe të thuhet PO. Kush e morri porosinë, e morri. Ata që nuk e morrën e nuk e kuptuan,do të bojkotojnë për t’a fshehur dobësinë dhe jorelevancën e tyre, të vetëdijshëm se perëndoi koha e tërheqjes së votuesit për veshi, ardhja një ditore e Pustecit në Shkup, ngjallja e shpirtërave të vdekur që edhe nga bota tjetër brengoseshin për rezultatet e zgjedhjeve gjithfare nëpër Maqedoni.
Pas tërë kësaj, mendoj se po bëhen nga pakë të deplasuara thirrjet për referendum që s’po ndalen dhe shpeshë herë janë të motivuara nga nevoja e individëve për të dëshmuar se, ja, edhe ata na qenkan për një Maqedoni euro-atlantike. Mjerisht, po e bëjnë këtë gjë vetëm tani kur është i qartë drejtimi në të cilin do ecë ky vend, por nejse, më mirë kurdoqoftë se asnjëherë.
Kujtoj se kaptina për referendumin në këtë librin tonë është e kryer dhe e lexuar, se lexuesit i kanë konsoliduar tani më përshtypjet e tyre dhe se vota e tyre vendimarëse do jetë pozitive. Jo se Marrëveshja e Prespës është ideale po sepse, duke kaluar nëpër labirinthet e tranzicionit të stërzgjatur e të mbuluar me kriminalitet,shqetësime, korupcion e paqartësi, lexuesit e kuptuan se çfarë dëshiron të thotë shkrimtari, se ai po ju ofron obcion, diçka sikur dritë në fund të tunelit.
Duke analizuar atmosferën e përgjithshme të krijuar në Maqedoni para referendumit, me gëzim po konstatoj se ky popull në tërësi, jo i ndarë e i copëtuar etnikisht, fetarisht, komito-majmunisht dhe ballisto- shvercerisht, kulturologjikisht, e partiakisht, nuk po pranon të udhëheqet e të orientohet sipas asaj thënies idiotike-Populli im, bagëtia ime. Dhe, populli që s’po pranon të bëhet bagëti, nuk po dëshiron të jetojë në mitologjinë antike të maqedonizuar deri sa zhvillimi teknologjik e shkencor po prekë sfera të paimagjinueshme deri sot. Duke mos e dashur një gjë të atillë, ky popull ntyrisht di të pyet- cila është oferta e kundërt nga marrëveshja me Greqinë, nga integrimi në NATO dhe BE. Heshtje,asnjë përgjegje nuk po vie nga askund, nuk ka ofertë,nuk ka obcion.Bojkotimi është dobësi dhe fshehje, tërheqje e të pafuqishmit në margjinat e zhvillimeve politike, po thotë populli.
Përfundimisht, suiciditeti është veti e atyre të cilët jetën e vetë e konsiderojnë të pa vlerë dhe me vetëvrasje përpiqen t’a ndërprejnë. Suicidin e konsideroj një haram të madh, gjynah i icili sipas Islamit është i pafalshëm, por jam i vetëdijshëm se ekzistojnë individë autodestruktivë të cilët vërtetë më dhembsen. Megithatë, popull autoagresiv, suicidal,nuk ekziston,nuk ekziston popull i cili mes diçkasë dhe asgjësë do të zgjedhte të bëjë vetëvrasje. Ja pra, për këtë shkak po frikësohem se mos po e teprojmë me apele e thirje për diçka që tani i është e bërë e qartë çdokujt.Kuptohet, bojkotuesit kanë të drejtë absolute të mbeten në margjina dhe atë të drejtë s’guxon askush t’ua marrë.Por, sidoqoftë, ky popull nuk është suicidal.[:mk]Пишува х. Сулејман еф. Реџепи
Изминатиов месец, од нај високите европски и американски политички личности и инстанци стигна отворена подршка за Македонија, и се понуди избор кој до сега го немаше и јасно и се стави на знаење златното правило дека политиката и дипломатијата, после се, се фаќаат за компромисот за да решат некој навидум нерешлив проблем или спор. Се што вредеше, домашно и странско, апелираше да се излезе на референдум и да се каже ЗА. Кој ја прими пораката, ја прими. Тие што не ја примија, ќе бојкотираат за да ја прикријат својата немоќ, свесни дека измина времето на тегнењето на гласачите за уши, на еднодневната преселба на Пустец во Скопје, на оживувањето на мртвите души загрижени за резултатите на разноразните избори низ Македонија.

После сето ова,мислам дека стануваат по малку и депласирани повиците за да се гласа на референдум што не стивнуваат и често пати се мотивирани од потребата на поединци да покажат јавно дека ете и тие да ти биле за евро-атлантска Македонија.За жал, го чинат тоа дури сега кога е јасен правецот по кој ќе оди земјава, ама ајде, “Болје икад него никад“.

Чинам дека поглавјето за Референдумот во нашава книга е завршено, дека читателите веќе си ги средиле впечатоците и дека нивниот судбоносен глас ќе биде позитивен. Не дека Преспанскиот Договор е идеален, туку затоа што минувајќи низ премрежјата на македонската одолжена транзиција исполнета со криминал, немир, корупција и неизвесност, читателите констатираа дека писателот им нуди опција, нешто како светлина на крајот на тунелот.

Анализирајќи ја општата атмосфера створена во предреферендумска Македонија, радосно заклучувам дека овој народ во целина, не издвоен етнички, верски, комитско-мајмунски и балистичко- шверцерски, културолошки , партијски, не прифаќа да биде воден и управуван по онаа идиотска формулација –Народе мој, стоко моја. И,народов што не сака да биде стока, не сака да живее во македонизираните антички митови додека научниот и технолошки развој достигнува незамисливи височини. Не сакајќи го тоа, овој народ нормално дека знае да се запраша – која е понудата спротивна од компромисот со Грција, од влезот во НАТО и ЕУ. Штама,не стигнува одговор од никаде, нема понуда, нема опција. Бојкотот е слабост и прикривање, повлекување на немоќниот на маргините на политичките збиднувања, вели народот.

Дефинитивно, суицидалноста е одлика на тие што својот живот го сметаат за беззвреден и посегнуваат по својот живот. Суицидот го сметам за голем харам, грев што, според Исламот е непростлив, но свесен сум дека постојат аутоагресивни поединци кои што искрено ги жалам. Ама, аутоагресивен ,суицидален народ не постои, не постои народ што меѓу нештото и ништото ќе избере да се самоубие. Ете затоа се плашам да не претеруваме со апели и повици во врска со нешто што е јасно. Бојкотот и бојкотирачите имаат право да останат на маргините и тоа право никој не може да им го одземе.Не, овој народ не е суицидален.[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni